Telegrafi

Të vishesh sipas Jean-Paul Gaultier

Ai vijon t’i japë kësaj mode karakterin e fisnikërisë së kohës. Pa rënë në kurthin e qepjes për spektakël, ai di t’u japë përmasat e duhura të ekstravagancës e të shkëlqimit veshjeve, gjithnjë duke respektuar frymën e Alta Modës, vënien e gruas në pah. Gjithçka e bën në një stil të paimitueshëm; një pamje e re, shik.

Për këtë sezon Gaultier propozon për meshkuj e për femra këmisha bezhe të qëndisura, me kraharorin jashtë dhe pantallona të gjëra me viza. Interesante paraqiten në këtë koleksion xhaketat e qëndisura me pende. Duket se puplat do të rikthehen në modë, pas një mënjanimi të tyre nga veshjet prej dy vjetësh.

Peliçet gjithashtu do të jenë shumë në modë. Pararoja e modës nëpër botë do të mund të mbajë peliçe të rënda, stolisur me pupla sipas stilit Gaultier. I njëjti stilist propozon edhe peliçe prej kadifeje, sigurisht me dekolte të thellë. /Telegrafi/