Gjithmonë duket e sigurt. Është shumë femërore dhe me stil. Është përherë në top-formë dhe e pushtetshme. Të gjitha këto janë tipare të personalitetit, që Victoria Beckham i portretizon përmes stilit të saj unik. Është nëna e tre fëmijëve, ikonë mode, sipërmarrëse e një biznesi të fuqishëm në industrinë e modës, superstare e ish-Spice Girl dhe gruaja e një prej burrave më të bukur dhe futbollistët më të mirë në botë. Një femër e sofistikuar, një markë dhe një emër që nuk mund të përsëritet sa u përket artikujve femërorë (kryesisht funde dhe fustane).
Ngjyrat
Victoria, vesh kryesisht të zezën dhe grinë. Megjithatë, herë pas here, ajo vesh edhe ngjyra të tjera si jeshile, të verdhë, blu, të kuqe, vjollce, por edhe rozë. Kur zgjedh njërën nga këto, është ngjyra e vetme që vesh, pa e kombinuar me asgjë tjetër, përveç këpucëve. Shumë rrallë ndodh që Victoria të përziejë ngjyra të pazakonta, por edhe kur kjo ndodh, kombinimi është shumë elegant.
Për të qenë brenda nuancave të saj, ki parasysh:
▪ Lërë të zezën dhe grinë të dominojë gardërobën tënde
▪ Shoqëroje veshjen me aksesorë në ngjyrë të artë
▪ Nëse do të përziesh ngjyrat, mendo si Victoria: më pak është më shumë
▪ Kombino këpucët me pjesën tjetër të veshjes
Ah, kur është fjala për të nxjerrë në pah këmbët, veshjet e Victoria-s janë të ngushta, shumë të ngushta. Ajo vdes të tregojë të gjitha “armët” e saj super të holla, duke përfshirë edhe këmbët. Kështu, fundet dhe fustanet i ka gjithmonë të shtrënguara pas trupit:
▪ funde të ngushtë (të zinj ose gri) poshtë gjurit (por edhe të ndritshme apo me printe për pranverë)
▪ syze dielli të mëdha
▪ xhaketa të shkurtra
▪ fustane të shtrënguar po ashtu poshtë gjurit
▪ rripa të gjerë, por shumë të shtrënguar për të theksuar belin
▪ bluza të futura në pantallona ose funde
Për aq kohë sa e njohim Victoria-n, ajo vesh vetëm taka. Gjithmonë kur është pyetur, thotë se i urren të sheshtat dhe i adhuron takat, dhe kjo është e kuptueshme për sa kohë ajo rrallë shihet me të sheshta. Por megjithatë, ajo ka shumë këpucë të sheshta dhe balerina. Çfarë ndodh në këtë kohë? Sa herë që ajo vesh të sheshta, duket vërtet shumë femërore, sepse di ta mbajë gjithmonë drejt trupin edhe me të sheshta. Ajo vesh të sheshta, por duket sikur është mbi taka. Edhe atëherë duket mjaft e sigurt!
Në fakt, plotësisht e veshur rastësisht, thuajse nuk është kurrë, shkruan revistaclass. Po të shohësh me kujdes foton, ka elemente klasike brenda (xhaketa, takat). Kur vishet rastësishëm, është në të njëjtën kohë klasike, moderne, seksi dhe femërore. /Telegrafi/