Site icon Telegrafi

Do të vijë koncepti i ri me ekran holografik në interier

Kompania kineze, Chery, ka njoftuar se në panairin e ardhshëm të veturave që do të mbahet në Pekin, ndër të tjera, do të prezantojë konceptin e ri Coupe.

Fjala është për konceptin Chery FV2030, vizioni i një Coupe me katër dyer, me rrota të mëdha, maskën e përparme të theksuar dhe me ekran holografik në interier, transmeton Koha.net.

Tani për tani dihet se koncepti FV2030 do të vijë me motor elektrik, ndërsa më shumë detaje ende nuk janë bërë të ditur.

Exit mobile version