Telegrafi

Të veshur si grabitës bankash alarmojnë policinë

Një kalimtar i rastit i ka parë personat e veshur si grabitës në qytetin gjerman Sittensen on Rose dhe ka thirrur policinë, e cila ka vendosur bllokada rrugore, pasi që ka marrë edhe numrin e regjistrimit të automjetit të tyre.

Johann Maier, 20-vjeçar, dhe Walter Brey, 22-vjeçar, janë gjetur dy orë më vonë në një diskotekë në qytetin e afërm Breve dhe u është thënë se do të paguajnë materialisht për operacionin e policisë.

"Ata nuk ishin të vetëdijshëm se veshjet e tyre do të shkaktonin konfuzion dhe operacion policor, por është dashur të mendojnë për këtë", ka thënë policia.