Një video tronditëse ka dalë duke treguar 18 të burgosur, të cilët ishin të veshur me rroba ngjyrë portokalli duke u qëlluar në pjesën e prapme të kokës, nga një pikë ekzekutimesh në Libi.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, burrat, që thuhet të jenë luftëtarë të ISIS, janë shfaqur të gjunjëzuar në katër rreshta, pak më larg vrasësve të tyre.
Më pas ekzekutuesit mund të shihen duke ecur ngadalë prapa objektivave të tyre përpara se të lëshojnë plumbat nga ato që duken si pushkë gjysmë automatike.
Kjo ngjarje e tmerrshme thuhet se vjen në mes të tensioneve midis xhihadistëve dhe forcave libiane në Bengazi, pasi forcat e Khalifa Haftar dhe ushtria e tij shpallën fitore në qytetin lindor. /Telegrafi/