Gjithmonë jemi të interesuar t’i mësojmë sekretet dhe truqet që shpijnë në një lidhje të suksesshme.
Cilat janë gjërat që e bëjnë një çift të ndahet dhe cilat janë ato që e bëjnë një çift të ketë lidhje të suksesshme?
Një lidhje e suksesshme kërkon që dy personat të përkushtohen për të siguruar ambient stabil emocional, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët kanë përpiluar një listë me fakte shkencore të cilat i tregojnë sekretet e një lidhje të suksesshme.
Xhelozia është në gjene
Në mënyrë që ta hulumtojnë ndikimin e ADN-së në xhelozi, shkencëtarët i kanë studiuar përgjigjet e 3,000 palë binjakëve për shkak të ngjashmërisë në përbërjen e tyre gjenetike.
Rezultatet kanë treguar se 1/3 e tendencave të xhelozisë kanë origjinë gjenetike.
Nuk ka dyshim se 2/3 tjetër varet nga faktorët tjerë, por një pjesë pra është gjenetike.
Rëndësia e miqësisë
Hulumtuesit nga organizata “Gallup” kanë treguar se lidhja emocionale është shumë e rëndësishme për kënaqësinë martesore dhe mund të jetë përgjegjëse për 70% të lumturisë së çiftit.
Prandaj, nëse dëshironi ta mbani lidhjen të qëndrueshme, ju duhet t’i mendoni mënyrat që e rrisin kualitetin e miqësisë tuaj.
Besohet se një prej arsyeve të shpeshta se përse çiftet shkurorëzohen ka të bëjë me humbjen e afërsisë mes çiftit.
6 orë për një lidhje të lumtur
John Gottman, hulumtues martesor, pohon se e ka zbuluar dallimin mes lidhjeve të suksesshme dhe atyre që dështojnë.
Ai thotë se çiftet që vazhdojnë t’i përmirësojnë lidhjet e ndërsjellta provojnë t’i investojnë 6 orë ekstra në javë në dashurinë e tyre.
Humori
Sipas psikologëve, qeshja luan rol të rëndësishëm në lidhjet e suksesshme.
Çiftit që i pëlqen të shpenzojnë kohë së bashku ndihen shumë më të kënaqur me njëri-tjetrin.
Qeshja është një prej tri arsyeve kryesore të lidhjeve të lumtura. /Telegrafi/