Askush nuk besonte se do të vinte ndonjëherë kjo ditë.
Victoria Beckham ka hequr dorë nga takat! Koha kur ikona e njohur e modës do të deklaronte hapur se “i urrej përtej imagjinatës këpucët e sheshta” apo “nuk mund të përqendrohem me këpucë të sheshta” ka përfunduar.
Jo vetëm që kohët e fundit po i vesh gjithmonë e më shpesh, por Vic, në daljen e fundit në New York, veshur me një palë atlete “Adidas”, i ka shokuar të gjithë.
Që në fillimet e saj me grupin “Spice Girl”, Victoria do të konsiderohej si vajza elegante me taka të larta. Dhe nuk zhgënjeu aspak me këtë përcaktim, sepse për shumë vite i qëndroi besnike.
Por tani jo më, kohët ndryshojnë. Në një intervistë të fundit për “Telegraph”, Beckham ka thënë: “Nuk mund t’i mbaj më këpucët me taka. Të paktën jo gjatë kohës që punoj. Unë udhëtoj shumë”, – thotë ajo, pasi komenton edhe veshjet e koleksionit të ri “Vjeshtë 2016”, në të cilin duket se ka ndryshuar edhe konceptin për veshjen: “Veshjet duhet të jenë të thjeshta dhe të rehatshme” Të rehatshme?! Duket sikur janë fjalë që thuhen nga Justin Bieber, por jo, flet vërtet Victoria Beckham.
Tani nuk është më ajo ikona e stilit, e cila postonte foto me taka edhe nga një pistë vrapi.