Telegrafi

Do të vdesim për të arritur gjysmëfinalen e LK-së, thotë Carvajal

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, ka thënë se mbretërit do të vdesin po që se nevoja për t’u kualifikuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Real Madridi ka një deficiti prej dy golash nga ndeshja e parë ndaj Wolfsburgut në Gjermani dhe Carvajal shprehet se fitorja është i vetmi opsion.

“Vërshëllimat nuk janë të drejta. Nëse tifozët vërshëllejnë një lojtar, atëherë po na vërshëllejnë të gjithëve”.

“Trajneri na ka thënë të sulmojmë nga fillimi sepse do të kënaqeshim më shumë”.

“Të martën do të ketë luftë. 80 mijë lojtarë do të luajnë ndaj Wolfsburgut (duke iu referuar tifozëve)”.

“Me këta tifozë tanë, nuk është utopi kthimi i rezultateve të tilla dhe fitoret e mëdha. Ne do të vdesim për të shkuar tutje”, u shpreh Carvajal. /Telegrafi/