Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu sot është takuar me zëvendës-shefen e misionit të Ambasadës së SHBA-së në Republikën e Maqedonisë, Mikaela Shvajcer-Blum, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takim, siç informoi MPB-ja, ministri Nuhiu e ka theksuar bashkëpunimin e mirë që na e jep Ambasada e SHBA-së.
Blum e ka uruar Nuhiun për ndërmarrjen e funksionit ministër i Punëve të Brendshme dhe ka shfaqur shpresë se do të vazhdojë bashkëpunimi i sksesshëm mes Ambasadës dhe ministrisë. /Telegrafi/