Telegrafi

Të varurat nga droga duhet të japin gji

Në studim është treguar se thuajse gjysma prej 450 të porsalindurve pjesëmarrës në studim, nënat e të cilëve merrnin metadon, kishin nevojë të mjekohen nga sindroma e abstinencës. Por, gjithashtu është vërtetuar se nevoja për ta trajtuar abstinencën ishte shumë më e vogël nëse nënat iu kanë dhënë gji fëmijëve të tyre, së paku 72 orë.

Autorët e studimit thonë se sasitë e vogla të metadonit me anë të qumështit arrijnë te fëmija dhe në këtë mënyrë zvogëlojnë simptomat e abstinencës.

Sindroma e abstinencës nënkupton simptomat dhe ndryshimet në sjelljen e personit të varur nga ndonjë lloj droge në momentin kur nuk e merr drogën, ndërkohë këto simptoma në të shumtën e rasteve janë të kundërta me efektet që i jep droga.