Telegrafi

Të varfrit kursejnë qeverinë

Vetëm nga kjo, qeveria ka kursyer 17 milionë dollarë. Por kompensimi i energjisë nuk është zëri i vetëm nga shpenzimet sociale, ku qeveria nuk ka përdorur paratë. Edhe pagesat për ndihmën ekonomike si dhe ato për kontributet e pensioneve janë më të ulëta se sa plani. Në total, sipas të dhënave zyrtare, shpenzimet për mbrojtjen sociale ishin si 11 mujorë 46 milionë dollarë më pak se plani.

Të dhënat tregojnë se qeveria ka mbajtur para edhe nga zërat e tjera të shpenzimeve, si ato të personelit, interesat e borxhit apo dhe investimet. Në total fondet e papërdorura shkojnë rreth 190 milionë dollarë, ndërkohë që nga mosmbledhja e të ardhurave në buxhet mungojnë rreth 55 milionë dollarë.

Por edhe më këtë situatë të mirë financiare, çuditërish si asnjë vit tjetër qeveria bllokoi shpërblimin e fundvitit për pensionistët. Madje përmes një akti normativ, vendosi që një pjesë e fondeve të kursyera rreth 50 milionë dollarë të përdoren për të paguar faturat e prapambetura ndaj firmave private dhe një pjesë tjetër shumë e vogël për të rritur fondin e pronarëve.

Jo zyrtarisht burime nga financat thonë se lekët e tjera të papërdorura janë shpenzuar gjatë dhjetorit, në të cilin qeveria mbyll faturat e fundvitit. Por disa ekspertë të opozitës thonë se qeveria po kursen lekë për vitin e ardhshëm, kur vendi do të hyjë në zgjedhje. /TCH/Telegrafi/