Site icon Telegrafi

Do të vaksinohen gjedhet në Maqedoni për t’i mbrojtur nga dermatoza nodulare

Nga dita e nesërme fillon vaksinimi i gjedheve, për t’i mbrojtur nga sëmundja e dermatozës nodulare, bën të ditur Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV).

Vaksinimi do të zgjatë deri më 31 maj dhe realizohet në pajtim me Programin vjetor për mbrojtje të gjallesave nga ana e shoqërive të autorizuara veterinare.

230 mijë vaksinat për këtë proces janë siguruar si donacion i Bashkimit Evropian.

Sëmundja në fjalë u përhap në Maqedoni, por edhe në Kosovë e Shqipëri, në periudhën 2016-2017./Telegrafi/

Exit mobile version