Telegrafi

Te Unitedi janë të bindur se do të transferojnë Jadon Sanchon

Jadon Sancho vazhdon të jetë objektivi kryesor i Manchester Unitedit.

Gjiganti anglez e ka objektiv kryesor transferimin e Sanchos gjatë afatit kalimtar veror.

19-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer, ku në 35 ndeshje zyrtare ka shënuar 17 gola e ka bërë 19 asistime.

Mirror ka raportuar se te United janë të bindur se do ta transferojnë Sanchon në verë.

Djajtë e Kuq janë të sigurt për afrimin e Sanchos, pasi besohet se oferta më e lartë deri më tani është e tyre prej 150 milionë eurove.

Jadon Sancho. (Photo by UEFA – Handout/UEFA via Getty Images)

Gjithsesi Borussia Dortmund ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse do ta shes anglezin ose jo.

Verdhezinjtë janë duke pritur ofertat tjera nga skuadrat e interesuara si Real Madrid, Liverpool, Chelsea, PSG e Bayern Munich.

Qëllimi i Dortmund është që nga shitja e yllit të tyre të arkëtojnë mbi 170 milionë euro. /Telegrafi/