Telegrafi

Do të ulet kufiri për daljen në pension të xehetarëve në Maqedoni

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska, sot vizitoi Makedonska Kamenicën me rastin e 28 Gushtit – Ditës së xehetarëve.

Në takim me kryetaren e komunës Sonja Stamenovska dhe me qytetarët, Carovska tha se me ndryshimet ligjore që janë procedurë qeveritare së shpejti do të plotësohet kërkesa e xehetarëve për uljen e kufirit për dalje në pension, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Siç kemi premtuar Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka përgatitur vendim ligjore dhe presim që qeveria ta miratojë në ndonjërën nga seancat e radhës. Me ndryshimet e reja do të mundësohet që xehetarët të dalin në pension me 40 vite stazh për burrat dhe 35 vite stazh për gratë”, tha Carovska.

Ajo tha se MPPS do të vazhdojë edhe me aktivitetet në pjesën e stazhit përfituese dhe për këtë tha se është përgatitur ndihmë nga Banka Botërore./Telegrafi/