Site icon Telegrafi

Të tregohemi të aftë në shfrytëzimin e fondeve IPA

Në fjalimin e sotëm, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, theksoi se duhet të mundohen për shfrytëzim të plotë të fondeve IPA, në mënyrë sa më transparente dhe me ndihmën e Planit 3-6-9 i cili do të ndihmojë në definimin e arsyeve të mosshfrytëzimit të mjeteve dhe të përgatisë strategji për tërheqje maksimale të mjeteve nga fondet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai përmendi koncentrimin e Qeverisë së re drejt Programit të tanishëm IPA 2, ku parasheihet tërheqja e të paktën 90 për qind të mjeteve dhe ata të shfrytëzohen jo vetëm në reformat që afrojnë drejt BE-së, por edhe për projekte konkrete që kanë ndikim direkt në ngritjen e standadit jetësor të qytetarëve të vendit.

Duke përkujtuar se opinioni në vend, nuk është tërësisht i njoftuar për IPA dhe mundësitë që ofron ai program, tha: “Qytetarët duhet të dinë se në Maqedoni ka mundësi të rrallë për shfrytëzim të fondeve të BE-së. Na jepet mundësia të tregojmë se jemi v aftë për këtë dhe periudha e deritanishme ishte një lloj testi për ne. Maqedonia është njëri nga shtetet e rrallë të cilit i është dhënë mundësia vetë ti shfrytëzojë këto fonde”./Telegrafi/

Exit mobile version