Site icon Telegrafi

Të tjera fotografi nga pushimet e Getit dhe Marinës, reperi bën edhe një dedikim

(Foto: Instagram/GhettoGeasy)

Çifti i famshëm shqiptar, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca, kanë kaluar disa ditë pushimi në Alpet zvicerane, nga ku kanë publikuar imazhe të ndryshme në rrjetet sociale.

Reperi nga Kosova është më i përmbajtur kur është fjala për publikimin e fotografive personale, por kohë pas kohe nuk mungojnë dedikimet kushtuar partneres së tij.

Lexo po ashtu Pushimet luksoze të Marinës, Getit dhe Luanës në Saint Moritz (Foto)

Në përshkrimin e një fotografie të përbashkët me Marinën, ai ka shkruar se nganjëherë personi më i fortë në ekipin tënd është femra jote.

Nga ana tjetër, prezantuesja e njohur është më aktive në Instagram, ku numëron mbi 875 mijë ndjekës.

(Foto: Instagram/Marina_Vjollca)

Ndërsa nuk ka munguar edhe një fotografi me motrën e saj, Luana Vjollca, e publikuar ditë më parë me përshkrimin: “Më përqafo përgjithmonë”.

Kujtojmë që Geti dhe Marina i dhanë fund beqarisë më datën 10 shtator të vitit të kaluar.

Çifti u martua në një dasmë madhështore me shumë të ftuar, të organizuar në Gjiririn e Lalëzit në Shqipëri. /Telegrafi/

(Foto: InstaStory/GhettoGeasy)
Exit mobile version