Telegrafi

Do të themelohet Akademia Shqiptare për Shkencë dhe Art në RMV, Mexhiti: Fillimisht do të financohet nga komunat

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti përmes një statusi në faqen e tij në Facebook shkruan se po jetësohet ideja për krijimin dhe institucionalizimin e Akademisë së Shqiptarëve për Shkencë dhe Art në Maqedoninë e Veriut.

Mexhiti thotë se ky institucion fillimisht do të financohet nga komunat.

“Në fazën fillestare, kjo nismë do të financohet nga komunat e më pas, do të punojmë drejt sigurimit të mbështetjes shtetërore, duke e bërë këtë Akademi një institucion të qëndrueshëm dhe të financuar në mënyrë të duhur. Ne besojmë fuqimisht se Akademia e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art do të shërbejë si një pikë referimi për të gjithë ata që aspirojnë të përparojnë në këto fusha dhe të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhme më të ndritur për të gjithë qytetarët në Maqedoni të Veriut”, ka shkruar mes tjerash Mexhiti.