Site icon Telegrafi

Të thellojë bashkëpunimi me Turqinë

Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë Kıvılcım Kılıç, ku kanë biseduar lidhur me thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe financiar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.

Gjatë këtij takimi njoftues, Ministri Hoti e uroj Ambasadoren Kılıç për mandatin e saj të ri, si dhe e falënderoi për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm të shtetit turk.
Me këtë rast ai shprehi gatishmërinë e tij si Ministër i Financave që të thellojë bashkëpunimin edhe më tej.

Ndërsa, ambasadorja e Turqisë në Kosovë Kıvılcım Kılıç, e falënderoi Ministrin Hoti për pritjen dhe shprehi gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes së Republikës së Turqisë ndaj Institucioneve të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version