Telegrafi

Të thellohet bashkëpunimi

Ministrja, Kusari-Lila e informoi ambasadorin, Cliff, për zhvillimet e fundit dhe për reformat të cilat synojmë t’i zbatojmë për ta përmirësuar ambientin e biznesit në Kosovë.

Po ashtu edhe disa prej vështirësive që ekzistojnë po shpresojmë se do t’i tejkalojmë me zbatimin e marrëveshjeve tregtare rajonale dhe me bashkëpunimin me vendet e Bashkimit Evropian.

Ka interes të përbashkët të identifikohen mundësit për investime dhe pjesëmarrje te bizneseve britanike në Kosovë. Prandaj, shpresojmë në një të ardhme kur do të jemi në gjendje të fascilitojmë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtare të ekonomive të dy vendeve, potencoi ministrja Kusari-Lila.

Ndërsa, ambasadori britanik, Cliff tha se me ministren diskutuam për disa çështje të ndryshme me interes për të dy palët. Gjithashtu kemi bërë edhe disa shërbime rreth ca pengesave të cilat kanë qenë në mes Kosovës dhe bizneseve britanike.

“Besoj thellë se Kosova është e gatshme që të ofrojmë në të ardhmen një ambient edhe më cilësor për bizneset”, pohoi ambasadori Cliff. /Telegrafi/