Telegrafi

Të thellohet bashkëpunimi Kosovë-Turqi

Ajo gjatë takimit me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës ka vlerësuar lartë marrëdhëniet në mes të dy vendeve, duke theksuar se Kosova për Turqinë është një vend shumë i rëndësishëm.

“Kosova për Turqinë është një vend tejet i rëndësishëm. Detyra dhe qëllimi kryesor i Turqisë është qe të mundësoj zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe në njëfarë mënyre shteti i jonë ka bërë që firmat më të mëdha nga Turqia të marrin tenderët të rëndësishme në Kosovë”,tha ambasadorja Ozan.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu theksoi se gjatë takimit më ambasadoren Ozan u bisedua për situatën aktuale ekonomike në Kosovë, bashkëpunimin me Turqinë dhe tha se duhet gjetur format me te avancuara te bashkëpunimit, pasi që ka kaluar koha kur Kosova kushte nevoje për ndihma emergjente.

“Kosovës i nevojitën investime nga jashtë, sidomos ne sektorin prodhues. Kosova mund te jete një shtylle e një urë që lidh Turqinë me Evropën, ku produktet kosovare të prodhuara do të jenë edhe në tregun evropian edhe në SHBA”, theksoi Gërxhaliu. /Telegrafi/