Site icon Telegrafi

Shërohen 20 të infektuarit me COVID-19 në Prishtinë, Ahmeti: Keni shpëtuar jetë dhe keni ruajt qytetin nga shpërthimi i pandemisë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se mbrëmë të gjithë të testuarit e kompleksit Rrezja në lagjen Mati 1 kanë dalë negativ, përfshirë edhe ata që kanë qenë të testuar.

Ahmeti ka thënë se që tri javë kanë bllokuar këtë kompleks banesor, ndërsa theksoi se janë munduar t’u qëndrojnë afër me kërkesat që kanë pas banorët.

Lexoni të plotë postimin e Ahmetit:

“Kompleksi Rrezja në Mati 1 ka qenë fokus i qytetin tonë në dy javët e kaluara. 20 raste pozitive në një ditë pas kontaktit me familjarë pas vdekjes së familjarit të tyre. Qe gati tre jave kemi bllokuar këtë kompleks. Me rast vdekje në shtëpi është dashtë që familjarët të përballojnë edhe izolimin e plotë. E po ashtu edhe banorët e tjerë që e kishin të paqartë se pse po bllokohen edhe ata.

Jemi mundu me qenë afër me krejt kërkesat që banorët kanë pas. Kemi dezinfektu, furnizu, pastru aq sa kemi pas mundësi.

Mbrëmë, të gjithë të testuarit e kompleksit përfshi dhe ata që kanë qenë të infektuar dolën negativ. Super lajm!

E para, e kaluar qoftë për të gjithë ata që u përballen me virusin.

E dyta, faleminderit familjarëve te G. R. që përkundër humbjes u përballen me të gjitha kërkesat tona.

E treta, faleminderit banorëve të tjerë që pa ndonjë telashe të mëdha përballuan zinxhirin rreth kompleksit.

E katërta, faleminderit punëtorëve shëndetësor.

E pesta, faleminderit policisë që me mirëkuptim dhe përpikëri zbatoj rekomandimet e institucioneve.

E gjashta, falënderoj ekipet e pastrimit, dezinfektimit, mirëmbajtjes dhe inspeksionit në krejt punët që kanë bërë.

Krejt në fund, keni shpëtuar jetë dhe keni ruajt qytetin nga shpërthimi i pandemisë”. /Telegrafi/

Exit mobile version