Telegrafi

Jonida Maliqi reagon pas protestës për 25 vjeçarin Klodian Rasha: Të shkatërrojmë e djegim nuk është zgjidhje e problemit

Vrasja e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga policia ka ngjallur reagime të shumta nga personazhe të fushave të ndryshme dhe ka ngritur në këmbë mbarë popullin shqiptar.

Mbrëmjen e djeshme (e mërkurë) në Tiranë u mbajt një protestë, ku njëherësh nuk munguan as skenat e tensionit dhe dhunës nga protestuesit.

Me këtë rast, një reagim së fundmi është bërë nga këngëtarja Jonida Maliqi, e cila ka një mesazh për kaosin e krijuar mes forcave policore dhe protestuesve.

Jonida Maliqi (Foto: Instagram)

E njëjta i kërkoi qytetarëve të shmangin dhunën dhe të protestojnë në mënyrë paqësore, pasi ajo e natës së mbrëmshme ishte një sjellje huliganësh.

Lexo po ashtu Reperi Stresi shpallet sërish në kërkim nga policia

“Ishte e tmerrshme ajo që i ndodhi Klodianit dhe jam e sigurt që drejtësi do të ketë, por pse të sillemi si huliganë në vend që të protestojmë paqësisht? Të djegim, të shkatërrojmë, të sillemi si kafshë”

“Kjo nuk është zgjidhje e problemit, kjo është injorancë”, ka shkruar mes tjerash artistja në InstaStory.

Foto: Facebook

Stresi ndërkohë ka qenë i pranishëm në protestën e mbajtur dje para Ministrisë, i cili pas kësaj u shpall në kërkim nga policia. /Telegrafi/