Site icon Telegrafi

Do të sigurohet ilaç për 30 persona me Fibrozë Cistike në Maqedoni

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali pas takimit me ministrin e Financave, Fatmir Besimi, tha se ilaçi Trikafta do të sigurohet fillimisht për 8 pacientë me fibrozë cistike, të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ministri Sali nuk potencoi se kurrë saktë mund të arrijë ilaçi por tha se ata do të bëjnë ç’mos që ilaçi të vijë sa më parë.

“Diagnoza për fibrozë cistike është diku për rreth 130 pacientë, jo të gjithë janë pacientë potencial të cilët kanë nevojë për ilaçin Trifaka.

Për momentin, për shkak të urgjencës së situatës, tetë pacientë janë në gjendje ma të rëndë dhe diku 22 pacientë janë në gjendje të mesme të rëndë”, tha Sali.

Sali gjithashtu mbrëmë në emisionin “Click Plus” njoftoi se në muajin shkurt mjekëve do t’u rrisin pagat duke filluar me 3.000 denarë bruto.

“Po, kemi premtuar rritjen e rrogave në Shëndetësi për muajin shkurt. Me rrogën e shkurtit rrisim pagat e të punësuarëve. Në grupe të ndryshme, ka rritje të ndryshme. Duke filluar nga 3 mijë denarë bruto”, tha Sali./Telegrafi/

Exit mobile version