Site icon Telegrafi

A do të shtyhen zgjedhjet përsëri në Maqedoni?

Për një javë, Kuvendi i Maqedonisë duhet të shpërbëhet, me çka i hap rrugën mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme të caktuara për 5 qershor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pas shpërbërjes së kuvendit, vendi futet në periudhën parazgjedhore, ku do të vlejnë një pjesë e dispozitave të Ligjit për zgjedhjet.

Mbledhja e fundit e kuvendit është caktuar për 4 prill, ndërkaq nëse vendimi për shpërbërjen e kuvendit hynë në fuqi më 7 prill, atëherë mandati i deputetëve të tanishëm do të zgjatë deri në konstituimin e përbërjes së re të tij.

Megjithatë, deri tani nuk ka ndonjë hap për çështjen e reformave në mediume, që është një nga obligimet e marrëveshjes së Përzhinos, kështu që mbetemi në pritje të zhvillimeve të reja, nëse do të ndodhë ndonjë shtyerje e re e zgjedhjeve, apo të gjitha palët do t’i hyjnë garës për të marrë pushtetin./Telegrafi/

Exit mobile version