Të shtunën (27 maj) subjektet politike që garojnë në Zgjedhjet Parlamentare do të mund ta dinë numrin e tyre në fletëvotimin e këtyre zgjedhjeve.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha për Gazetën Monitor se ngjashëm sikurse herave të kaluara edhe kësaj radhe do të organizohet një ceremoni ku do të bëhet tërheqja e shortit. Sipas tij tërheqja e shortit do të jetë transparente dhe do të bëhet nga vetë përfaqësuesit e subjekteve politike.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 26 subjekte politike që do të garojnë në këto zgjedhje dhe ky numër është më i vogël sesa në zgjedhjet e kaluara të vitit 2014.
Në zgjedhjet e 8 qershorit 2014 numri i subjekteve politike në fletëvotim ishte 30.