Telegrafi

Të shtunën shfaqet premiera e dokumentarit për Arif Vladin (Foto)

Përreth një vit punë për të finalizuar projektin “Zëri i këngëve lapidare”, tashmë gjithçka është gati.

Ky film dokumentar i autorit Ilir Shaqiri, gazetar Besart Galica si dhe regjia, xhirimet e montazhi të Blerdi Malushit do te jepet premierë të shtunën (29.04.2017), në Muzeun Kombëtar, të Tiranës në orën 17.

Filmi dokumentar i kushtohet jetës dhe veprës së artistit, Arif Vladi, që nga fëmijëria e deri më sot!

Theks të veçantë në këtë projekt zë edhe angazhimi i artistit Arif Vladi që nëpërmjet këngëve patriotike ka kontribuar në lirinë e Kosovës, gjithashtu edhe në mbledhjen e fondeve atëbotë nëpër Evropë, e të cilat iu dedikuan UÇK-së! Xhirimet janë realizuar në vendlindjen e Mjeshtrit të Madh, Arif Vladi, Lurë më pas në Peshkopi dhe Tiranë. /Magazina/