Site icon Telegrafi

Të shtunën seanca për emërimin e kryeprokurorit në Maqedoni

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, për të shtunën (25 nëntor) ka caktuar seancën në të cilën duhet të emërohet prokurori i ri shtetëror.

Kjo do të jetë java e dytë e vazhduar e punës për deputetët, të cilët të shtunën e kaluar gjithashtu diskutuan për ndarjen e buxhetit për vitin 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qeveria ka propozuar në Kuvend për kryeprokuror, Ljubomir Joveskin, anëtarë i Këshillit të Prokurorëve Publik./Telegrafi/

Exit mobile version