Telegrafi

Të shtunën protestë në Bruksel në mbështetje të Haradinajt

 

Të shtunën, më 4 shkurt do të protestohet në Bruksel në mbështetje të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili që nga 4 janari po mbahet në Francë në bazë të një urdhër-arresti të Serbisë.

Protesta do të mbahet në Bruksel, saktësisht në “Place Schuman- 1000 BRUXELLES”, në ora 14:30.

“Këshilli për organizimin e protestës për lirimin e z. Ramush Haradinaj fton të gjithë shqiptarët që ndodhen në Evropën Perëndimore që në një njëmujorin e kësaj padrejtësie të mobilizohen si asnjëherë më parë dhe me pjesëmarrjen masive të dëshmojmë se kur janë në pyetje interesat tona kombëtare SHQIPTARËT JANË NJË!”, thuhet në njoftim.