Organizatat greke nga diaspora ju bëjnë thirrje grekëve që të shtunën në orën 19:00 të dalin në protesta në Selanik kundër marrëveshjes me Maqedoninë për zgjidhjen e çështjes së emrit.
Organizatorët e këtyre protestave në njoftim thonë se nuk duhet të lejohet sllovenizim i Maqedonisë helvetike, që sipas tyre çon në copëtimin e territorit grek, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Organizatorët e protestave janë të njëjtit që qëndruan pas protestave në Selanik dhe Athinë në janar dhe shkurt të këtij viti, ndërsa paralelisht kanë përpunuar edhe një video.
“Maqedonia nuk jepet. Maqedonasit nuk kanë nënshkruar asgjë. Marrëveshja e Prespës është e pavlefshme”, thuhet në një pjesë të videos që kanë përgatitur organizatorët.
Përveç protestave kundër marrëveshjes së Prespës, protesta kanë paralajmëruar edhe sindikatat greke kundër politikave të Qeverisë së Greqisë./Telegrafi/