Të shtunën, me 14 maj, hapet Sarajeva Steak House, në qendrën tregtare Albi Mall, me ushqim të cilësisë të lartë, pritje të ngrohtë dhe ambient krejtësisht ndryshe.
Prishtinë – Këtë vikend, do të bëhet hapja e lokalit më të ri në Prishtinë, Sarajeva Steak House, në qendrën tregtare Albi Mall në katin e dytë.
Me një përvojë shumëvjeçare, Sarajeva tashmë ka krijuar model të ri të ofrimit të ushqimit, duke e hapur një “Steak House” që do t’i përmbush nevojat e gurmanëve të ushqimit.
Me meny të pasur të ushqimit dhe me një ekspertizë të lartë në ofrimin e ushqimit të shijshëm, Sarajeva Steak House do të ofrojë specialitete të reja të cilat do të jenë risi për të gjithë adhuruesit e mishit.
Enterieri krejtësisht ndryshe, ushqimi i përsosur dhe shërbimi i nivelit të lartë, do të ju shoqërojnë tash e tutje në çdo moment. /Telegrafi/