Telegrafi

Të shtunën përmbyllen “Javët gjermane”

Në përmbyllje të “Javëve gjermane“ 2009 dy solistë të njërës prej operave më të njohura në botë, të Semper-Operës së Dresdenit do të fascinojnë publikun në Kosovë.

Tenori Timothy Oliver dhe pianistja Ekaterina Sapega do të prezantojnë programin e tyre, i cili përfshinë repertorin e këngëve artistike gjermane të periudhës klasike dhe romantike.

Ndër të tjera do të interpretohen vepra nga Ludwig van Beethoven, Felix Mendelssohn-Bartholdy dhe Richard Strauss. Të dy artistët janë të angazhuar në Operën shtetërore të Saksonisë në Dresden (Semperoper), duke u përqendruar rregullisht në shpërndarje të ndryshme të roleve.

Mbrëmja me këngë artistike është pjesë e një turneu nëpër Maqedoni, Kosovë dhe Serbi-tri vendet e Ballkanit perëndimor, në të cilat janë duke u mbajtur “Javët gjermane 2009”. /rtk/