Site icon Telegrafi

Të shtunën PDSH-ja do të mbajë Kuvendin Qendror

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), do të mbajë Kuvendin e saj Qendror, të shtunën në mesditë në Tetovë, njofton Alsat-M.

Në këtë mbledhje do të diskutohet rreth analizës së Raportit zgjedhor, që tashmë është bërë në të gjitha degët e PDSH-së dhe është dorëzuar në kryesinë qendrore të PDSH-së.

Pas diskutimit të raportit dhe konkluzioneve që do të dalin nga i njëjti, do të merret vendimi dhe do të caktohet data e mbajtjes së Kongresit të jashtëzakonshëm të PDSH-së, që do të mbahet pas vendimit për dorëheqje të kryetarit të partisë, Menduh Thaçi, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. /Telegrafi/

Exit mobile version