Site icon Telegrafi

Të shtunën nis turneu “Judo for Peace”

Në turne pritet të paraqiten rreth 150 garues nga gjashtë shtete të ndryshme. "Në këtë turne xhudistët më të mirë kosovarë do të kenë rastin të tregojnë aftësitë e tyre në luftëra të forta me xhudistët nga Shqipëria, Rumania, Maqedonia, Mali i Zi", thuhet në njoftimin e FXHK-së.

Turneu më i fortë i xhudos në Kosovë nis në orën 10:30 dhe zhvillohet në palestrën "Karagaçi". Xhudo aktualisht vlerësohet sporti më i suksesshëm në vend, falë medaljeve që fitojnë Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi. /Telegrafi/ 

Exit mobile version