Site icon Telegrafi

Të shtunën nis asfaltimi i rrugës “Xheladin Rekaliu” në lagjen Bregu i Diellit

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të shtunën dhe të dielën do ketë mbyllje të rrugës “Xheladin Rekaliu” në lagjen “Kodra e Diellit”.

Rruga do të mbyllet përkohesisht pasi do të nis asfaltimi i segmentit rrugor.

“Të dashur qytetarë, ju njoftojmë se për shkak të asfaltimit të dy udhëkryqeve, të shtunën 05.08.2023 dhe të dielën 06.08.2023 do të mbyllet përkohësisht për qarkullim rruga “Xheladin Rekaliu” në lagjen “Kodra e Diellit””, thuhet në njoftim.

“Lusim qytetarët të shfrytëzojnë alternativa tjera”

Punimet në rehabilitimin e kësaj rruge kishin nisur me 29 mars të këtij viti ndërsa ishte paraparë të kryheshin brenda periudhës 90 ditore./Telegrafi/

Exit mobile version