Site icon Telegrafi

Të shtunën në Prishtinë testohet alarmi publik

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të shtunën do bëjë testimin e radhës të sistemit të alarmit publik.

Testimi do të bëhet në orën 12:05, dy herë nga 30 sekonda.

“Këtë të shtunë, më datë 3 dhjetor, në orën 12:05, Komuna e Prishtinës do të bëjë testimin e radhës të Sistemit të Alarmit Publik me tinguj të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda”- thuhet në njoftim.

Komuna e Prishtinës ka 16 pika të sistemit të alarmit të shpërndara nëpër zona të ndryshme të qytetit.

Exit mobile version