Telegrafi

Të shtunën Lindoni, DJ Cosmo dhe DJ Money në “Industry Club”

“Industry Club” do të sjellë një mbrëmje fantastike këtë të shtunë më 30 qershor.

Në këtë mbrëmje do të performojë këngëtari i njohur Lindon, gjersa për muzikë do të kujdesen edhe DJ Cosmo dhe DJ Money.

Kjo mbrëmje pritet të jetë fantastike në ambientet luksoze dhe komoditetin që ofron “Industry Club”.

Lindon është një këngëtar mjaft i pëlqyer në tregun vendosur, teksa pritet që publiku prishtinas ta mirëpresë në natën e 30 qershorit.

“Industry Club” u rihap pas një kohe të gjatë, dhe tani pritet që gjatë verës të organizojë dhjetëra netë argëtuese me muzikë. /Telegrafi/