Telegrafi

Të shtunën klipi i ri nga Ana Kabashi (Foto)

Këngëtarja atraktive, Ana Kabashi, do të lansojë të shtunën projektin e ri.

Konfirmimin e ka bërë vet këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram.

Projekti titullohet “Me Hile” dhe është një RnB baladë e cila do të sjellë shumë atraktive këngëtaren.

Muzika është punuar nga studio që e menaxhon atë, Massive Production.

Mbetet të shihet çka do të sjellë këngëtarja seksi e cila njihet edhe për vokalin e saj fantastik. /Telegrafi/