Telegrafi

Të shtunën hapja solemne e “Qytetit të borës” në Kodrën e Diellit

Nën organizimin e Qendrës kulturore të fëmijëve ‘Karposh’ në Shkup, tanimë katër ditë po zgjasin përgatitjet për edicionin e 44 të manifestimit “Qyteti i borës”. Në ndërtimin e figurave po marrin pjesë nxënës të shkollave fillore nga Tetova, Prilepi, Shkupi dhe Vinica, ndërsa hapja solemne është paraparë për ditën e shtunë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ky manifestim është njëri nga më të vjetërit e këtij lloji në shtetin tonë, ndërsa më parë në këtë manifestim kanë marrë pjesë fëmijë nga gjithë republikat e ish-Jugosllavisë dhe tani ky manifestim është traditë për ne, për shkak se ne e organizojmë për katër dekada me radhë”, deklaroi drejtoresha e Qendrës kulturore për fëmijë, Ruzha Gjorgjevska.

Ky manifestim përveç karakterit zbavitës ka edhe atë arsimorë, ku nxënësit përveç që do të luajnë me borën do të kenë edhe kuize të ndryshme dhe gara sportive./Telegrafi/