Site icon Telegrafi

Të shtunën eklipsi total i Hënës

Eklipsi në tërësi, si dhe fazat individuale të tij “do të mund të shihen nga Azia deri te Australia”, tha astronomi amerikan Fred Espanak. Në perëndimin e Amerikës Veriore do të mund të shihet një pjesë e mirë e eklipsit para se Hëna të perëndoj. “Në Evropë dhe në Afrikë vëzhguesit nuk do të mund të shohin fazat e para të eklipsit të cilat do të ndodhin pa gdhirë Hëna”, shtoi ai në faqen e internetit të NASA-s.

Fazat e eklipsit total do të mund të shihen vetëm nga lindjen e skajshme të kontinentit afrikan, në bririn e Afrikës dhe në brigjet e Detit të Kuq. Në kohën e eklipsit Dielli, Toka dhe Hëna ndodhen në një vi, kështu që deri te Hëna nuk arrin drita e diellit për shkak se ajo është nën hijen e Tokes.

Prapëseprapë Hëna asnjëherë nuk mbulohet nga errësira totale, por ajo merr ngjyrë të kuqërremtë, për shkak se një pjesë e dritës së Diellit “anashkalon” Tokën për të ardhur deri te ajo. Ngjyra e kuqe te eklipsi i Hënës ndodh për të njëjtat arsye për të cilat edhe Dielli bëhet i kuq kur perëndon.

Të shtunën “gjysma veriore e Hënës do të jetë më e errët se ajo jugorja, për shkak se do të jetë në hije më të thellë”, tha Espanak.
Hëna do të filloj të hyj nën hijen e Tokës nga 13:45 sipas kohës së Evropës qendrore. Kjo hije shenjat e së cilës mund të dallohen qartë me syrin e njeriut do të lëviz nëpër diskun e Hënës derisa ta mbulojë në tërësi nga 15:57 deri në 16:06. Eklipsi do të vazhdoj të jetë i pjesshëm deri në orën 17:18.

Gjatë vitit 2011 do të ndodhin katër eklipse të pjesshëm të Diellit dhe dy eklipse totale të hënës, në mesin e të cilave edhe ky i 10 dhjetorit, i cili është kombinim i rrallë që do të ndodhë vetëm gjashtë herë gjatë shekullit 21.

Eklipsi total i Hënës i radhës do të ndodhë vetëm me 15 prill të vitit 2014. /Telegrafi/

Exit mobile version