Site icon Telegrafi

Të shtunën dihen finalistët e Streetballit

Karvani i basketbollit nisi nga Peja, për t’i vizituar më pas pesë qytetet tjera kryesore të vendit, nga të cilat nxorën emrat e 6 ekipeve kampione. Aktualisht skuadrat superfinaliste Talibanët, Bob’s Turistat, RDK, Dell House, Përlepnica Tours, Mr. Pantina dhe Shoe Zone, raporton Zëri.

Pra, deri tash u zhvilluan 6 turne dhe sivjet përmbylljen do ta bëjë turneu kualifikues në Prishtinë, ku vitin e kaluar kishin triumfuar T’vonshmit.

Krejt në fund karvani i streetballit do të vizitojë Prishtinën, më 29 qershor, me çka do të përmbyllen garat kualifikuese nëpër shtatë qytetet kryesore të vendit dhe do të përcaktohen 8 skuadrat superfinaliste, të cilat më 6 korrik, në Pejë, do të garojnë për titullin e kampionit të sivjetmë, i cili do të shpërblehet me 1 mijë euro, vendi i dytë do t’i fitojë përgjysmë më pak, 500 euro. /Telegrafi/ 

Exit mobile version