Telegrafi

Të shtunën derbi i madh, Bashkimi pret Trepçën në Prizren

Derbi i madh i xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në basketboll zhvillohet në palestrën “Rexhai Surroi” në Prizren.

Ekipet që dështuan të arrijnë në finale të Kupës së Kosovës që u mbajt fundjavën e kaluar në Mitrovicë ndeshen tash në Prizren.

Ky duel pritet të jetë i zjarrtë, pasi dyja tifozeritë njihen për rivalitetin dhe ekipet kahere kanë pasur rivalitet mes vete.

Ky duel mund të jetë fundamental për pozitën tabelare të secilit ekip, pasi më herët gjatë sezonit Bashkimi e mposhti Trepçën në Prizren, kurse Trepça e mposhti atë në Mitrovicë, pra kanë nga një fitore në terrenet e tyre, shkruan Telegrafi.

Pritet atmosferë fantastike në palestrën “Sezai Surroi” me duelin që fillon nga ora 20:00.

Bashkimi në këtë takim hyn me shumë përforcime që do t’ia bëjnë të vështirë punën Trepçës në këtë sfidë. /Telegrafi/