Telegrafi

Të dielën “Bajram Party” në Sallën e Kuqe me Lumi B, Ledrin, Ermal Fejzullahun dhe Buta-n (Foto)

Festa e Fiter Bajramit do të jetë edhe më e bukur me një nga eventet spektakolare që do të organizohet të dielën në Prishtinë.

Në Sallën e Kuqe, me rastin e festës organizohet një “Bajram Party”, me fillim në ora 21:00.

Të ftuar specialë në këtë mbrëmje për të argëtuar publikun do të jenë emrat e njohur të hip hop-it: Lumi B, Ledri Vula, Buta dhe këngëtari Ermal Fejzullahu.

Mbrëmje ndizet edhe më shumë nën kujdesin DJ-ve të njohur: DJ PM, DJ Dagz, dhe Gramo F.

Për informatat shtesë rreth eventit mund të klikoni KËTU. /Telegrafi/