Telegrafi

Të shtunën aksion për pastrimin e hapësirave rrethuese të Liqenit të Batllavës

Të shtunën do të zhvillohet një aksion për pastrimin e hapësirave rrethuese të liqenit të Batllavës si dhe do të vendosen shporta.

Aksioni i pastrimit do të mbahet nga ora 11:00.

Këto aktivitete po organizohen nga Engineers Without Borders Kosova (EWB-K) me përkrahje financiare  nga Ambasada e Luksemburgut.