Se a do të ulet apo rritet çmimi i rrymës elektrike nga 1 korriku, qytetarët do ta kuptojnë pas mbledhjes së rregullatorëve javën e ardhshme.
Njeriu i parë i Komisionit rregullator për energjetikë, thotë se harxhimi tek konsumatorët e mëdhenj industrial është ulur për afro 15%.
Shifra pozitive ka edhe për humbjet në rrjet, ku del se është zvogëluar ky numër, i cili vitin e kaluar ishte 14,7% të totalit të rrymës së prodhuar.
“Jemi në periudhë kur në kuadër të grupeve punuese në komision, bëhet përllogaritja e çmimit dhe e konsumit. Në këtë moment nuk mund të them se si do të jenë parashikimet. Do të ishte diçka mosmirënjohëse të flisnim se çfarë shpenzimesh do të kishin ndikim dhe e gjithë kjo është në pajtim me metodologjinë. Shpresoj që javën e ardhshme, pas mbledhjes përgatitore do të kemi informacione”, u shpreh Dimitar Petrov, nga Komisioni Rregulaltor për Energjetikë.
Deri te Komisioni rregullator tashmë janë dorëzuar shpenzimet e kompanive, mirëpo, se sa është niveli i shpenzimeve dhe për detaje të tjera, akoma nuk ka njoftim.
“Sistemi elektropërçues i Maqedonisë në afatin e parashikuar deri te Komisioni Rregullator për Energjetikë i dorëzoi llogaritjet për të dyja tarifat (tarifa tregtare që paguhet për organizimin e tregut kombëtar për energjinë elektrike dhe tarifa për përçmimin e rrymës elektrike nëpërmjet sistemit elektropërçues). Caktimi i lartësisë së të dyja tarifave që i paguan MEPSO është në kompetencë të Komisionit Rregullator për Energjetikë”, nga MEPSO.
Jozyrtarisht mësojmë se dy nga tri kompanitë, nga raportet e të cilave caktohet çmimi i ri i rrymës elektrike, kërkojnë ulje të çmimit, edhe atë, për njërën tarifë, për rreth 30%. Përndryshe, vitin e kaluar, rryma elektrike u lirua për një përqindje simbolike prej 0,33%. Njeriu i parë i Komisionit Rregullator për Energjetikë Dimitar Petrov në atë kohë i mohonte informacionet se lirimi i rrymës është vendim politik, duke arsyetuar se shkaku kryesor për këtë janë shpenzimet gjithnjë e më të pakta që i kanë treguar kompanitë energjetike.
Përndryshe, në mbledhjen e sotme, ndaj EVN-së u kërkua edhe shlyerja e borxheve të vjetra prej para vitit 2006 të qytetarëve dhe institucioneve shtetërore në lartësi prej 165, përkatësisht 200 milionë eurove. Petrovi decid: në qoftë se nuk ka vendim gjyqësor, nuk ka gjasa që borxhet të shlyhen pa mos pasur implikime financiare tek operatori./Telegrafi/