Telegrafi

Të shtënat në Vjenë të Austrisë, pamje që tregojnë policinë gjatë aksionit për të “neutralizuar sulmuesin”

Policia në Austri ka rrethuar hapësirën afër një sinagoge në kryeqytetin Vjenë, pas njoftimeve për të shtëna me armë.

Sipas mediave të fundit, përcjell Telegrafi, si pasojë e këtyre të shtënave tanimë ka disa të plagosur.

Disa pamje të postuara në mediat sociale treguan njerëzit duke u larguar ndërsa të shtënat mund të dëgjohen në sfond.

Ndërkohë një video e xhiruar nga një kalimtar dhe e postuar në internet tregon policinë e armatosur në një rrugë në Vjenë duke u bërtitur njerëzve që të largohen nga rruga e tyre.

Policia në Vjenë ka konfirmuar se po i përgjigjet një incidenti të madh në qendër të qytetit dhe u ka kërkuar njerëzve të qëndrojnë larg. /Telegrafi/