Site icon Telegrafi

Të shtënat në dy bare në Gjermani, raportohet për tetë të vdekur – pamje që tregojnë reagimin masiv të policisë

Të shtënat në dy bare në qytetin gjerman të Hanau dhe Kesselstadt kanë rezultuar në viktima të shumta.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia dyshon se sulmet janë të lidhura dhe se autorët e krimit janë akoma në arrati.

Mediat gjermane raportuan se incidenti i parë ka ndodhur në Kurt-Schumacher-Platz, në qendër të Hanau.

Ai u pasua nga të shtënat në Kesselstadt, në një bar tjetër nga një makinë në lëvizje menjëherë pas incidentit të parë. Si rrjedhojë, të dy incidentet po trajtohen si të lidhur njëri me tjetrin.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje që thuhet se tregojnë reagimin masiv të policisë.

Menjëherë pas mesnatës, policia Hanau konfirmoi se tetë njerëz u vranë përveç pesë personave që ishin “plagosur rëndë”.

Ndryshe, Hanau është një qytet me rreth 100,000 banorë, i vendosur vetëm në lindje të Frankfurtit. /Telegrafi/

Exit mobile version