Telegrafi

Të shtënat në Belgjikë, dy policë dhe një kalimtar të vdekur – sulmuesi tanimë është “neutralizuar” (Foto/Video)

Dy oficerë policie dhe një kalimtar u vranë të martën kur një person i armatosur hapi zjarr në qytetin belg të Liege.

Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, sulmuesi menjëherë është “neutralizuar”.

Po sipas mediave, të shtënat u zhvilluan të martën në orën 10:30 të mëngjesit. Gjithsesi, ende mbetet i pa qartë motivi i sulmuesit.

Ministri i Brendshëm belg Jan Jambon tha në Twitter se autoritetet e vendit po monitorojnë situatën.

“Ne kemi filluar një proces për të përcaktuar se çfarë ndodhi saktësisht”, shkroi Jambon.

Incidenti ndodhi në afërsi të një shkolle të mesme lokale. Autoritetet kanë thënë se studentët ishin të sigurt dhe se asnjë nuk ishte plagosur. /Telegrafi/