Telegrafi

Të shtënat me armë në Pitsburg, shkon në 11 numri i viktimave (Video)

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një qendër të komunitetit hebre në Pitsburg të Shteteve të Bashkuara.

Organizata jo-qeveritare e hebrenjve “Anti-Defamation League” e ka cilësuar këtë ngjarje si sulmi më vdekjeprurës ndaj komunitetit hebre në historinë e Shteteve të Bashkuara, shkruan The Washington Post, transmeton Klan Kosova.

Autoritetet amerikane e kanë arrestuar 46 vjeçarin, Robert Bowers, nën dyshimin se ai është kryerësi i vrasjeve në Pitsburg, pasi që ai ishte i njohur edhe për deklaratat urryese ndaj komunitetit hebre.

Lexo po ashtu SHBA: Të paktën tetë të vdekur në një shkëmbim zjarri në Pitsburg

“Është një skenë shumë e tmerrshme e krimit. Një nga më të rëndat që unë kam parë”, ka thënë para gazetarëve, drejtori i sigurisë publike në Pitsburg, Wendell Hissrich.

Për t’u informuar më tepër rreth kësaj ngjarje tragjike që ka lënë të vdekur së paku 11 persona, klikoni në linkun e mëposhtëm.