Site icon Telegrafi

Të shtëna të përgjakshme: Polici brazilian ndalon plaçkitjen e armatosur (Foto/Video, +18)

Dy burra të armatosur janë penguar të plaçkitin një kompani transporti, nga një polic që në ato momente nuk ishte në detyrë por që po priste autobusin.

Plaçkitësit shpresonin se do të largoheshin nga lokali Fortaleza në Brazil me duart plot para, duke kërcënuar nëpunësin t’i sjell gjitha paratë, transmeton Telegrafi.

Por pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, tregojnë qartë se situata u tensionua, kur ata u befasuan me reagimin e policit Pietron Ramires Sousa da Silva, i cili rastësisht ishte në ato momente në zyrën e kompanisë transportuese dhe që nuk u mendua dy herë dhe nxori armën nga brezi.

Videoja fillon kur dy burra futen në zyrë të veshura me rroba shumëngjyrëshe. Njëri prej tyre mbante kapelë në kokë derisa tjetri helmetë të kaltër.

Ata me të hyrë në lokal fillojnë të bërtasin dhe t’i kërkojnë nëpunësit paratë e kompanisë, por polici që ishte brenda nxjerr armën dhe fillon të gjuaj në drejtim të tyre.

Por pasi u shkrepën dhjetëra plumba nga të dyja palët, polici humb disa sekonda derisa ndërron karikatorin, gjë që i mundësoi njërit prej plaçkitësve të ikë nga vendi i ngjarjes.

Derisa plaçkitësi tjetër i cili dukej i plagosur, mbetet i shtrirë në tokë i mbuluar nga gjaku. /Telegrafi/

Exit mobile version