Telegrafi

Të shtëna me shumë të plagosur në një shkollë në Florida, reagon presidenti Trump

Nxënësit dhe profesorët e një shkolle të mesme në Florida janë ballafaquar me një situatë horrori.

Bëhet fjalë për një ngjarje në të cilën një i armatosur ka shtënë disa herë, duke plagosur disa nxënës.

Gjithashtu, përcjell Telegrafi, ndonëse ende të pakonfirmuara, është raportuar edhe për të vdekur.

Sipas DailyMail, tanimë i armatosuri është arrestuar.

Ndërkohë ka reaguar edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

“Lutjet dhe ngushëllimet e mia për familjet e viktimave nga të shtënat e tmerrshme të Florida. Asnjë fëmijë, mësues apo dikush tjetër nuk duhet të ndihen të pasigurt në një shkollë amerikane”, ka shkruar Trump përmes një postimi në Twitter. /Telegrafi/